1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo

18 Prill 2024

Ndihma për Gazën nga ajri, shkolla nën tokë në Ukrainë, biznes i dy të rinjve serbë, tradita e "selnikut" në Bullgari.

https://p.dw.com/p/4euCh

Gaza: Prej javësh shumë pak ndihma kalojnë kufirin për në Gaza. Megjithë njoftimin e fundit të Izraelit se ndihmat humanitare do të vërshojnë në Gaza, qindra kamionë me ndihma ende presin, shpërndarja e tyre është shumë e vështirë nga ana logjistike. Nga mesi i marsit një ekip gjermano-francez shpërndan nga ajri ndihma në Gaza, por ky është një mision edhe më i vështirë.

Ukrainë: Shkolla të bombarduara, ndërprerje e mësimit. Pas dy vitesh luftime situata e nxënësve në Ukrainë ëshëtë dramatike. Shumë vetë nuk kanë mundësi të ndjekin rregullisht mësimin- Falë një iniciativë të re, më shumë 2000 fëmijë në Kharkov janë kthyer në klasë, në një vend mundësisht të sigurtë - aty ku kalojnë metrotë.

Serbi: Me kreativitet dhe me shumë durim mund të krijohet një biznes i mirë -këtë e vërtetuan dy të rinj serbë nga Beogradi që shpikën pije të posaçme për qentë, me efekte pozitive për shëndetin e tyre. Kërkesa është e lartë. Kështu pas një shëtitjeje qenin vjen ora që i zoti, por edhe kafsha të marrin pijen e vet.

Bullgari: Sot gati është harruar tradita e dikurshme e byrekut tipik bullgar "selnik" që piqet me çerep, por jo në fshatin bullgar, Dren. Aty kjo traditë ruhet ende. Receta e vjetër e selnikut nuk imiton vetëm diellin, por nga përbërësit që ka të duket se shijon në fund si pranvera.