1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo

2 Maj 2024

Elektriçistët rrezikojnë jetën për të kryer riparimet elektrike në Ukrainë, përpjekje për dekriminalizimin e abortit në Gjermani, organizata humanitare hebraike, "La Benevolencija" në Bosnje dhe metroja e Londrës.

https://p.dw.com/p/4fQL1


Ukrainë: Rusia ka intensifikuar sulmet kundër infrastrukturës energjetike në të gjithë Ukrainën. Që nga fundi i marsit, sulmet me raketa kanë lënë disa nga termocentralet kryesore të vendit në gërmadha - dhe ministri i Energjisë Herman Halushchenko u kërkon të gjithë ukrainasve që të përgatiten për ndërprerje edhe më të mëdha të energjisë në javët e ardhshme. Ndërkohë, elektricistët dhe inxhinierët rrezikojnë jetën e tyre për të riparuar disa nga shkatërrimet më të këqija teknike.
 

Në Gjermani aborti është parimisht ende një vepër penale, sipas paragrafit 218 të kodit penal gjerman. Një komision i qeverisë gjermane kërkon të dekrimimnalizojë abortet dhe rekomandon legalizimin e tyre në fazën e hershme të shtatzanisë.

Bosnje: "La Benevolencija" është një organizatë humanitare në komunitetin hebre në Sarajevë dhe një nga më të vjetrat në Bosnje. Që nga fundi i shekullit të 19-të ajo mbështet njerëzit në nevojë, edhe gjatë pushtimit të Sarajevës nga viti 1992-1996 - Tea Abinun rrëfen si kjo organizatë e ka ndikuar identitetin e saj si boshnjake hebraike.

Londër: Simbolin e kryeqytetit britanik e dallon në shikim të parë në logon e famshme që të bie në sy kudo në qytet: Metroja e Londrës, apo tube siç e quajnë londinezët, është më e vjetra në botë. Një vështrim nëpër thellësitë e nëntokës britanike.